QËLLIMI

Qëllimi i projektit është ngritja e qasjes dhe pjesëmarrja ë studentëve Romë në arsimin
terciar dhe kalimin në tregun e punës në Kosovë, si pjesë e rritjes së mundësive për
arsimimin e studentëve romë dhe të rinisë romë në Kosovë i cili implementohet nga
Roma Versitas Kosovo . Programi për “Ngritjen e mundësive për edukimin e të rinjve dhe
studentëve Romë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi” financohet nga Roma
Education Fund – REF dhe Bashkimi Evropian – BE.

PËRFITIMET NGA PROGRAMI
Studentët të cilët do bëhen pjesë e programit për Ngritjen e pjesëmarrjes dhe
qasjes së studentëve romë në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në
Kosovë do të kenë mundësinë që të aplikojnë dhe të përfitojnë këto shërbime:
I. Skemën e Tutor-imit dhe Mentorimi (orë mësimore shtesë për lëndët në të
cilat studenti konsideron që ka nevojë),
II. Shërbimet e zhvillimit Akademik (trajnime profesionale),
III. Bursat,
IV. Punë praktike

KUSHTET PËR APLIKIM
Si pjesë e programit “Ngritja e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve romë në arsimin
terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë” për ngritjen e normës së vijimit dhe
kapaciteteve akademike të studentëve universitarë të komuniteteve në Ballkanin
Perëndimor dhe Turqi i cili financohet nga Fondi i Edukimit të Romëve, dhe Bashkimi
Evropian, Roma Versitas Kosovo, hap konkurs për pranimin e përfituesve nga programi i
bursave dhe për ngritjen e kapaciteteve akademike për vitin akademik 2018/2019.

The project is funded by Europian Union and Roma Education Fund
Në këtë program kanë të drejtë të aplikojnë studentët të cilët kanë status të
studentit aktiv për vitin akademik 2018/2019.

Kandidatet e gjinisë femërore do të kenë përparësi në zgjedhjen e përfitueseve të
rinj.
Studentët të cilët janë përfitues të bursës nga REF-i (RMUSP), MEST-i apo
ndonjë institucion tjetër nuk do të kenë të drejt që të përfitojnë nga programi.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i bjerë këto dokumente, respektivisht
formularët e mëposhtëm:
1. APLIKACIONIN E PLOTESUAR (aplikacion mudneni me gjet ne
https://www.romaversitas.org/category/our-news/ )
2. VËRTETIMIN NGA FAKULTETI ME SHËNIM TË VITIT TË VIJIMIT TË
STUDIMEVE DHE ÇERTIFIKATA E NOTAVE (jo më vjetër se dy muaj) ;
3. FOTOKOPIA E LETERNJOFTIMIT DHE LLOGARIA BANKARE (valide në emër
të studentit);
4. NJË LETER MOTIVUES LIDHUR ME PËRZGJEDHJEN E
FAKULTETIT/DREJTIMIT TË STUDIMEVE, DHE ÇFARE PLANESH TË
MËTUTJESHME I KA KANDIDATI/JA PAS PËRFUNDIMIT TË STUDIMEVE
(MAKSIMUM DY FAQE);
5. NJË LETËR REKOMANDIM NGA NDONJË INSTITUCION PËR PUNËN
VULLNETARE QË STUDENTI KA BËRË GJATË SHKOLLIMIT.
6. ESE ME TEMËN “SFIDAT DHE PËRPARËSIT E ROMËVE DHE RINIS NË
KOSOVË” (MAKSIMUM DY FAQE).
AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Afati për të aplikuar në konkurs fillon nga 05.12. të vitit 2018 dhe do të zgjasë deri
15.12.2018.
KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE
Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipas nevojës per përfitim të
mbështetjes akademike si dhe kjo bursë është në baza meritore të suksesit të
studentëve:
– distancës fizike prej vendit ku jeton nxënësi deri te fakulteti;
– studentët të universitetit publik dhe privat;
– suksesit gjatë vitit të kaluar;
– certifikata/mirënjohje/diploma të fituara nga ana studentëve;
– kandidatët femra do të kenë përparësi në përzgjedhje;

The project is funded by Europian Union and Roma Education Fund

Kandidatët rangohen sipas numrit të tërësishëm të poenëve të përfituara nga kriteret e
përcaktuara nga dokumentet e dorëzuara.
PROCEDURA E APLIKIMIT
Kandidati/ja i interesuar për përfitimin nga ky program mund t’i marrë aplikacionet si dhe
t’i dërgojë aplikacionin e kompletuar dhe dokumentet e nevojshme në zyrën e Roma
Versitas Kosova në Prishtinë dhe/apo në zyrat e njëjta në Pejë dhe Prizren.
Po ashtu mundeni te dërgoni aplikacionin ne email [email protected] ku mund te
cekeni tek subjekti: Roma Versitas Kosovo aplikacion për programin DG NEAR emri
dhe mbiemri i aplikuesit.
Rezultati sipas rang-listës të pranuar do të jenë të publikuar në web faqen dhe rrjetet
sociale e RV Kosovës, në afat jo më të gjatë se një jave nga dita e mbylljes së konkursit.
Çdo kandidat ka të drejtë mospajtimi me rang-listën finale, në afat prej 5 ditësh prej ditës
së shpalljes së rezultateve, kandidati/ja mund ta dërgoje ankesën e tij/saj në komisionin
përzgjedhës të programit për këto çështje. Ankesa duhet të jetë i arsyetuar, përkatësisht
me të të jenë të bashkangjitura dokumentet e nevojshme. Ankesat të cilat nuk
arsyetohet përmes dokumenteve zyrtare, nuk do të konsiderohet. Përgjigja në ankesë
do të jepet brenda 7 (shtatë) ditësh.
Përfituesit/ës e këtij programi do t’iu ndërpritet pjesëmarrja në program në rast të
prezantimit të dokumenteve jo valide, informatave të pavërteta, në rast kur përfituesi nuk
dëshmon progres (përparim) në studime dhe/ose në rast të braktisjes së
fakultetit/studimeve. Studentët të cilët kanë marrë bursa nga Ministria e Arsimit, RMUSP
apo institucione tjera nuk kanë të drejtë në përfitimin e kësaj burse.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni përmes telefonit në 049/268-700
Prizren, 049 268 800 Pejë, 049 268 500 Prishtinë ose përmes e-mail adresës:
[email protected] , [email protected] , [email protected] , dhe
[email protected] , gjithashtu informatat mund ti merrni edhe nga web faqja
www.romaversitas.org

Roma Versitas Program Aplikacioni për student të komuniteteve për vitin akademik 2018-2019

Percjellnani në FaceBook dhe Instagram: rvkosovo

Leave a Reply