QËLLIMI

PËRFITIMET NGA PROGRAMI
Objektivi i zhvillimit të projektit (PDO) është të rrisë performancën akademike, shkallën e diplomimit dhe të rrisë mundësitë e arsimit dhe punësimit për studentët romë të vitit të parë dhe të diplomuarit romë, ndërkohë që të ndërtojë zhvillimin profesional të rreth 150 studentëve romë të regjistruar dhe të diplomuar në arsimin terciar dhe deri në 300 të diplomuarve të RMUSP dhe RVK-së në Kosovë, duke përmirësuar aftësitë e tyre profesionale dhe personale, gjatë një periudhe kohore 3 vjeçare në mënyrë që të kontribuojnë për zhvillimin e komuniteteve dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Studentët të cilët do bëhen pjesë e programit për ngritjen e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë, do të kenë mundësinë që të aplikojnë dhe të përfitojnë këto shërbime:

Skemën e Tutor-imit dhe Mentorimi (orë mësimore shtesë për lëndët në të cilat studenti konsideron që ka nevojë),
Shërbimet e zhvillimit Akademik (trajnime profesionale),
Bursat,
Punë praktike
Networking

KUSHTET PËR APLIKIM

Si pjesë e programit “Ngritja e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë” për ngritjen e normës së vijimit dhe kapaciteteve akademike të studentëve universitarë të komuniteteve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi i cili financohet nga Fondi i Edukimit të Romëve, dhe Bashkimi Evropian, Roma Versitas Kosovo, hap konkurs për pranimin e përfituesve nga programi i bursave dhe për ngritjen e kapaciteteve akademike për vitin akademik 2023/2024.

Në këtë program kanë të drejtë të aplikojnë studentët të cilët kanë status të studentit aktiv për vitin akademik 2023/2024.

Kandidatët e gjinisë femrore do të kenë përparësi në zgjedhjen e përfitueseve të rinj.

Studentët të cilët janë përfitues të bursës nga REF-i (RMUSP), MEST-i apo ndonjë institucionI tjetër nuk do të kenë të drejt që të përfitojnë nga programi.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

APLIKACIONIN E PLOTESUAR (aplikacionin mund ta gjeni me posht);
VËRTETIM NGA FAKULTETI ME SHËNIM TË VITIT TË VIJIMIT TË STUDIMEVE DHE ÇERTIFIKATA E NOTAVE (jo më vjetër se një muaj) ;
KOPJA E LETERNJOFTIMIT DHE LLOGARIA BANKARE (valide në emër të studentit);
NJË LETER MOTIVUESE LIDHUR ME PËRZGJEDHJEN E FAKULTETIT/ DREJTIMIT TË STUDIMEVE, DHE ÇFAR PLANESH TË MËTUTJESHME I KA KANDIDATI/JA PAS PËRFUNDIMIT TË STUDIMEVE (MAKSIMUM DY FAQE);
NJË LETËR REKOMANDIM NGA NDONJË INSTITUCION PËR PUNËN VULLNETARE QË STUDENTI KA BËRË GJATË SHKOLLIMIT;
ESE ME TEMËN “SFIDAT DHE PËRPARËSIT E STUDENTËVE ROMË NË KOSOVË” (MAKSIMUM DY FAQE).

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për të aplikuar në konkurs fillon nga 02.02.2024 dhe do të zgjasë deri 20.02.2024.

KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE

Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipas nevojës për përfitim të mbështetjes akademike si dhe kjo bursë është në baza meritore të suksesit të studentëve:
suksesit gjatë vitit të kaluar;
distancës fizike prej vendit ku jeton nxënësi deri në fakultet;
studentët të universitetit publik dhe privat;
certifikata/mirënjohje/diploma të fituara nga ana studentëve;
kandidatët femra do të kenë përparësi në përzgjedhje;

Kandidatët rangohen sipas numrit të tërësishëm të poenëve të përfituara nga kriteret e përcaktuara nga dokumentet e dorëzuara.

PROCEDURA E APLIKIMIT

Kandidati/ja i/e interesuar për përfitim nga ky program mund t’i të dërgoni aplikacionin ne email [email protected]
ku mund të cekeni tek subjekti: APLIKACION TER-KOS-01.
Rezultatet sipas rang-listës së pranuar do të jenë të publikuar në web faqen dhe rrjetet sociale të RV Kosovës, në afat jo më të gjatë se një javë nga dita e mbylljes së konkursit.
Çdo kandidat ka të drejtë mospajtimi me rang-listën finale, në afat prej 5 ditësh prej ditës së shpalljes së rezultateve, kandidati/ja mund ta dërgojë ankesën e tij/saj në komisionin përzgjedhës të programit për këto çështje. Ankesa duhet të jetë e arsyetuar, përkatësisht të jenë të bashkangjitura edhe dokumentet e nevojshme. Ankesat të cilat nuk arsyetohen përmes dokumenteve zyrtare, nuk do të mirren në konsideratë. Përgjigja në ankesë do të jepet brenda 7 (shtatë) ditësh.
Përfituesit/ës së këtij programi do t’i ndërpritet pjesëmarrja në program në rast të prezantimit të dokumenteve jo valide, informatave të pa vërteta, në rast kur përfituesi nuk dëshmon progres (përparim) në studime ose në rast të braktisjes së fakultetit/studimeve. Studentët të cilët kanë marrë bursa nga Ministria e Arsimit, RMUSP apo institucione tjera nuk kanë të drejtë në përfitimin e kësaj burse ose nëse janë përfitues duhet të heqin dorë nga njëra bursë.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni përmes telefonit në Prishtinë +383 49 119 894 ose përmes e-mail adresës: [email protected]
Kandidatët të cilët e dorëzojnë dokumentacionin e pa kompletuar do të eliminohen automatikisht dhe nuk do kenë mundësinë që të vazhdojnë në fazat tjera. Dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se 1 muaj. Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në email adresen: [email protected] me subjekt “APLIKACION TER-KOS-01-“

Afati për të aplikuar fillon nga 02.02.2024 dhe do të zgjasë deri 20.02.2024 (16:00 CET).
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë të internetit: www.romaversitas.org ose https://www.facebook.com/romaversitaskosovo/

University Status

Family Income and Socio – Economic Situation

Gender

The grade average from the previous year of studies,

Family Status (Number of students per family)
Students coming from families with a self-feeding parent Orphans

Motivation Letter
Distance of University from the student residence

Study Program
Public Universities
10 points.

Private Universities
0 points. 0 – 100 € – 15 points

101– 200 € -13 points

201– 250 € -11 points

251 – 300 € – 9 points

301 – 350 € – 7 points

351 – € – 5 points
Females –10 points

Males – 5 points 6.0 up to 7–10 points

7.1 up to 8–15 points
8.1 up to 9–20 points

9.1 up to 10–25 points

For freshmen students 1st semester

2.0 up to 3.0–10 points

3.1 up to 4.0–15 points

4.1 up to 5.0–20 points 1 student–3 points

2 student–6 points

3 student–9 points Yes -5 points

No – 0 points 5–10 points 0-25 Km 5 points

26-50 Km 7 points

51-75 Km 8 points

75-100 km 10 points Medicine 4 points

Electrotechnics 4 points

Biology 3 points

Chemistry 3 points

Physics 4 points

Mathematics 4 points

Construction 4 points

Economy 2 points

Law2 points

Education 2 points

Others 1 points

ROMA VERSITAS KOSOVA
Aplikacioni për bursë për vitin akademik 2023/24

Emri i programit:

“Rritja e mbështetjes arsimore dhe mundësive për studentët romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (RARE)”, faza II

I. Te dhënat personale
Emri:
Emri i prindit:
Mbiemri:
Gjinia: mashkull femër
Data e lindjes: Vendi i lindjes:

Adresa e vendbanimit Qyteti Komuna
Kombësia:
Gjendja martesore: i/e martuar i/e pamartuar
Numri kontaktues: E-mail adresa:

II. Të dhënat mbi familjen

Gjendja martesore e prindërve: të martuar në bashkësi jashtëmartesore të divorcuar
të ve të pamartuar

Numri i fëmijëve në familje:

III. Te dhënat mbi te ardhurat

Sa janë të ardhurat e përgjithshme mujore në familjen tuaj?

Të ardhurat mujore të babait:

Të ardhurat mujore të nënës:

Ndihma sociale:

Të ardhurat tjera:

IV. Të dhënat mbi fakultetin

Emri i Fakultetit:

Qyteti i Fakultetit:
Në çfarë gjuhe është vijuar shkolla e mesme:
Shqip Serbisht Tjetër
Suksesi mesatar në vitin paraprak:

Gjatë shkollimit është përsëritur viti ose jo: PO JO

V. Të dhënat mbi nevojat akademike

Në cilin vit të studimeve jeni regjistruar:

(emri i universitetit, fakultetit, degës/drejtimit dhe viti i studimeve)
Sa pikë i keni pasur kur jeni regjistruar në fakultet:
Jeni student në fakultet publik apo privat: Publik Privat
Sa është shuma të cilën duhet ta
paguani për një vit akademik:
Vendimi për vazhdimin e shkollimit në universitet është marrë: me vet vullnet me vullnetin e prindërve
Për ne fakultet udhëtoni/shkoni: në këmbë me autobus tjetër

Çfarë kursi apo lloji të ndihmesë akademike (këtu përjashtohet ndihma financiare) keni nevojë për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm ne fakultetin te cilin keni zgjedhur/regjistruar?

Nëse PO, e cekni llojin e ndihmesë:

Cilat janë lëndet universitare ku ju keni nevojë për ndihmë (p.sh. Fizikë, Matematikë, Makroekonomi, Biologji, Anatomi etj)?

Nëse PO, e cekni lënden:

Unë i/e poshtë nënshkruari/a dëshmoj se të gjitha informatat e dhëna në këtë aplikacion janë të sakta dhe marrë përgjegjësi të plotë për dhënien e të dhënave jo të sakta
Nënshkrimi i/e aplikuesit/es:_______________ Data:_______

Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i sjell këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
APLIKACIONIN E PLOTËSUAR;
VËRTETIMIN NGA FAKULTETI ME SHËNIM TË VITIT TË VIJIMIT TË STUDIMEVE DHE ÇERTIFIKATA E NOTAVE (jo më vjetër se një muaj) ;
KOPJA E LETËRNJOFTIMIT DHE LLOGARIA BANKARE (valide në emër të studentit);
NJË LETËR E SHKURTËR MOTIVUESE LIDHUR ME PËRZGJEDHJËN E FAKULTETIT/DREJTIMIT TË STUDIMEVE, DHE ÇFARË PLANESH TË MËTUTJESHME I KA KANDIDATI/JA PAS PËRFUNDIMIT TË STUDIMEVE;
NJË LETËR REKOMANDIM NGA NDONJË INSTITUCION PËR PUNËN VULLNETARE QË STUDENTI KA BËRË GJATË SHKOLLIMIT.
ESE ME TEMËN “SFIDAT DHE PËRPARËSIT E ROMËVE DHE RINISË NË KOSOVË” MAKSIMUM NJË FAQE.

Kandidatët të cilët e dorëzojnë dokumentacionin e pa kompletuar do të eliminohen automatikisht dhe nuk do kenë mundësinë që të vazhdojnë në fazat tjera. Dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se 1 muaj. Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në email adresen: [email protected] me subjekt “APLIKACION TER-KOS-01-“

Afati për të aplikuar fillon nga 02.02.2024 dhe do të zgjasë deri 20.02.2024 (16:00 CET).
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë të internetit: www.romaversitas.org ose https://www.facebook.com/romaversitaskosovo/