THIRRJE E HAPUR

Për përfitim të bursave për nxënës që vijojnë shkolla të mesme profesionale që i përkasin komuniteteve Romë Ashkali dhe Egjiptian të cilët janë të  regjistruar si nxënës të rregullt në vitin akademik 2021/2022 

Në kuadër të projektit “Edukimi, Punësimi, Partneriteti dhe Barazia Gjinore”Formula e suksesit në edukimin dhe formimin profesional, mbështetja për nxënësit e komuniteteve Romë Ashkali dhe Egjiptian nëpërmjet bursave, mentorimit dhe tutorimit” financuar dhe mbështetur nga Agjensia Austriake per Zhvillim dhe implementuar nga Roma Versitas Kosovo(RVK) ne bashkepunim me Roma Education Fund (REF).

Lokacionet/Komunat ku do te implementohet programi jane: 

  1. Prishtinë (me rrethinën);
  2. Fushë Kosovë;
  3. Gracanicë;
  4. Pejë; 
  5. Prizren; 
  6. Gjakovë; 
  7. Ferizaj; 
  1. Mbështetje Financiare 
  2. Vende  Pune 
  3. Partneritet me Kompani (private dhe publike)
  4. Zhvillim Profesional 
  5. Mentorim dhe Tutorim 

Programi ofron këtë mbështetje: 

Qëllimet e programit janë si në vijim: 

Kontribuon në përfshirjen sociale dhe uljen e varfërisë së komuniteteve Romë Ashkali dhe Egjiptian përmes mbështetjes së arsimit dhe aftësimit profesional, lehtësimit në tregun e punës dhe fuqizimin e palëve të interesuara për të ndërmarrë masa për të mbështetur kalimin e komuniteteve në tregun e punës.

KUSHTET PER PËRFITUESIT

Nxënësit (fjala nxënës ju referohet te dy gjinive nxënës/nxënëse ) mund të marrin pjesë në këtë thirrje nëse i përmbushin kushtet si më poshtë:

1.Të jetë qytetar i Republikës së Kosovës;

2.Të jetë pjesëtar i komuniteve Romë, Ashkali ose Egjiptian;

3.Të mos jetë përfitues i ndonjë burse tjetër;

4.Të jetë i regjistruar në vitin akademik 2021/2022 si nxënës i rregullt, në klasën e 10-të, 11-të, 12-të  13-të ose në vitin  1, 2, 3ose 4 të shkollave profesionale.

  1. OBLIGIMET E PERFITUESVE

Nxënësit potencial përfitues të bursës janë të obliguar si në vijim:

  1. Të mbajnë suksesin (nëse vitin e kaluar suksesi ka qenë të paktën “i mirë”) ose të përmirësojnë suksesin e përgjithshëm gjatë vitit akademik 2021/2022 në relacion me notat e marra vitin e kaluar.
  2. Të ndjek rregullisht mësimet.
  3. Të bashkepunojë me Mentorin/Tutorin 
  4. Të ndjek rregullisht mësimet e dhena nga orët e mentorit dhe përgjegjësitë e tjera që janë dakorduar. 
  5. Të informojë mentorin e tij/saj në kohën e duhur për çdo ndryshim mbi statusin e tij (transferim në shkollë tjetër, zhvendosje, braktisje, si dhe çdo ndryshim personal në lidhje me kontaktin, llogarinë bankare etj).
  1. DOKUMENTET E KËRKUARA 

Kandidatet duhet të plotësojnë dokumentet e nevojshme të shënuara më poshtë, respektivisht format të cilat janë të përfshira në Konkurs: 

1Dokument i cili vërteton që nxënesi i shkollës së mesme është duke ndjekur mësimin dhe është i regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të ,13-të ose në vitin  1, 2, 3ose 4 të shkollave profesionale, të vitit shkollor akademik 2021/2022 si nxënës i rregullt
2Kopjet e certifikatave të përfundimit të viteve të mëparshme
3Një deklaratë e certifikuar nga prindi që kandidati nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër
4Një deklaratë e prindit/kujdestarit mbi përkatësin etnike si pjesëtarë i komuniteteve Romë Ashkali ose Egjiptian
5Certifikatë origjinale e lindjes ose fotokopje që vërteton shtetësinë Kosovare, pavarësisht nga data kur është lëshuar.
6Certifikatë e statusit socio-ekonomik të prindit/kujdestarit (nëse prindërit/kujdestarët janë të papunë, atëherë të sigurohet një certifikatë e cila dëshmon që të dy prindërit janë të papunë nga Enti i Punësimit, nëse janë të punësuar atëherë  nxënësi deklaron për të ardhurat mujore të kujdestarit/prindit të punësuar)
7
Një letër motivuese
8Aplikacioni i plotesuar (mund te merret nga www.romaversitas.org) 
  1. AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONEVE

Afati për të aplikaur është prej datës 23/08/2020 deri më 20/09/2021. Dokumentacionet e nevojshme duhet të dorëzohen personalisht ose përmens emailit: [email protected] , me titull Aplikimi Për VET 

Aplikimi per VET; Për dërgimin personal të aplikacioneve mund të i dorëzoni në këto adresa:

  1. Prishtinë: Str: Sheshi Edit Durham, Hy – 1, Nr – 1, Kati 1, 10000, Prishtine Kosove

   Kontakti: 049 268 600 

Te interesuarit mund t’i dergojnë aplikacionet e tyre deri më 20 Shtator 2021, aplikacionet pas këtij afati kohor, nuk do të merren parasysh.

Gjinia femërore do të ketë përparësi. 

Ju urojmë suksese!

Roma Versitas Kosovo