Njoftohen studentet e Qendres RVK ne Prizren , me 2 Maje ne hollin e Shadervanit do te mbahet nje aktivitet per Punsim , keshtu qe inkurajohen te gjithe studentat e programit te marin pjes ne kete aktivitet. Per me shum informata shiko informaten si ne vijime.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Qendra Rajonale e Prizrenit (OSBE) organizonë panair informativ për punësim rajonal në zonat e banuara nga pjesëtarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptiane, dhe ngjarja është planifikuar të mbahet më 2 maj (e mërkurë) në komunën e Prizrenit.

Qëllimi i ngjarjes rajonale është të informojë pjesëtarët të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë të Kosovës mbi mundësitë e punësimit dhe trajnimit në kuadër të zyrës rajonale për punësim dhe aftësim professional më pranë anëtarëve të komuniteteve të përmendura.

Më 2 maj 2018, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Zyrja Rajonale e Prizrenit, punëdhënësit kryesorë si dhe strukturat komunale do të ekspozojmë tenda dhe do të mbajnë prezantime për audiencën që përfaqëson tre komunitetet në fjalë mbi mundësitë e punësimit dhe trajnimit si dhe mundësit për arsimim.

Prandaj, për të organizuar një ngjarje të tillë, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ju fton ne aktivitet cili do të mbahet më 2 maj 2018, nga ora 11:00 deri në orën 13:00 (në kej afër sheshit Shadërvan, pranë urës së gurit).

Me këtë ne do të dëshironim t’ju falenderojmë paraprakisht dhe përsëri të pohojmë për konsideratën tonë më të lartë në lidhje me bashkëpunimin tonë të frytshëm.

Sinqerisht i juaji,

George Katcharava

Drejtor

Zyrja Rajonale e Prizrenit

Misioni i OSBE-së në Kosovë

Leave a Reply