KONKURS PËR PRANIMIN E BURSISTËVE/ PËRFITUESVE TË PROGRAMIT – “NGRITJA E PJESËMARRJES DHE QASJES SË STUDENTËVE ROM NË ARSIMIN TERCIAR DHE KALIMI NË TREGUN E PUNËS NË KOSOVË” PËR VITIN AKADEMIK 2019/2020

 

QËLLIMI

Qëllimi i projektit është ngritja e qasjes dhe pjesëmarrja e studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimin në tregun e punës në Kosovë, si pjesë e rritjes së mundësive për arsimimin e studentëve Rom dhe të rinisë Rome në Kosovë, i cili implementohet nga Roma Versitas Kosovo. Programi për “Ngritjen e mundësive për edukimin e të rinjve dhe studentëve Rom në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi” financohet nga Roma Education Fund – REFdhe Bashkimi Evropian – BE.

 

PËRFITIMET NGA PROGRAMI

Studentët të cilët do bëhen pjesë e programit për ngritjen e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë, do të kenë mundësinë që të aplikojnë dhe të përfitojnë këto shërbime:

  1. Skemën e Tutor-imit dhe Mentorimi (orë mësimore shtesë për lëndët në të cilat studenti konsideron që ka nevojë),
  2. Shërbimet e zhvillimit Akademik (trajnime profesionale),
  3. Bursat,
  4. Punë praktike

KUSHTET PËR APLIKIM

Si pjesë e programit “Ngritja e pjesëmarrjes dhe qasjes së studentëve Rom në arsimin terciar dhe kalimi në tregun e punës në Kosovë”për ngritjen e normës së vijimit dhe kapaciteteve akademike të studentëve universitarë të komuniteteve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi i cili financohet nga Fondi i Edukimit të Romëve, dhe Bashkimi Evropian, Roma Versitas Kosovo, hap konkurs për pranimin e përfituesve nga programi i bursave dhe për ngritjen e kapaciteteve akademikepër vitin akademik 2019/2020.

Në këtë program kanë të drejtë të aplikojnë studentët të cilët kanë status të studentit aktiv për vitin akademik 2019/2020.

Kandidatët e gjinisë femrore do të kenë përparësi në zgjedhjen e përfitueseve të rinj.

Studentët të cilët janë përfitues të bursës nga REF-i (RMUSP), MEST-i apo ndonjë institucionI tjetër nuk do të kenë të drejt  që të përfitojnë nga programi.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

 

Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

  1. APLIKACIONIN E PLOTESUAR (aplikacionin mund ta gjeni ne këtë link https://www.romaversitas.org/category/our-news/);
  2. VËRTETIM NGA FAKULTETI ME SHËNIM TË VITIT TË VIJIMIT TË STUDIMEVE DHE ÇERTIFIKATA  E NOTAVE (jo më vjetër se një muaj) ;
  3. KOPJA E LETERNJOFTIMIT DHE LLOGARIA BANKARE (valide në emër të studentit);
  4. NJË LETER MOTIVUESE LIDHUR ME PËRZGJEDHJEN E FAKULTETIT/ DREJTIMIT TË STUDIMEVE, DHE ÇFAR PLANESH TË MËTUTJESHME I KA KANDIDATI/JA  PAS  PËRFUNDIMIT TË STUDIMEVE (MAKSIMUM DY FAQE);
  5. NJË LETËR REKOMANDIM NGA NDONJË INSTITUCION PËR PUNËN VULLNETARE QË STUDENTI KA BËRË GJATË SHKOLLIMIT;
  6. ESE ME TEMËN “SFIDAT DHE PËRPARËSIT E STUDENTËVE ROMË NË KOSOVË” (MAKSIMUM DY FAQE).

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Afati për të aplikuar në konkurs fillon nga 06.09.2019dhe do të zgjasëderi 20.09.2019.

KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE

Renditja e kandidatëve përfitues të programit bëhet sipas nevojës për përfitim tëmbështetjes akademike si dhe kjo bursë është në baza meritoretë suksesit të studentëve:

  • suksesit gjatë vitit të kaluar;
  • distancës fizike prej vendit ku jeton nxënësi deri në fakultet;
  • studentët të universitetit publik dhe privat;
  • certifikata/mirënjohje/diploma të fituara nga ana studentëve;
  • kandidatët femra do të kenë përparësi në përzgjedhje;

Kandidatët rangohen sipas numrit të tërësishëm të poenëve të përfituara nga kriteret e përcaktuara nga dokumentet e dorëzuara.

PROCEDURA E APLIKIMIT

 

Kandidati/ja i/e interesuar për përfitim nga ky program mund t’i marrë aplikacionet si dhe ta dërgoj aplikacionin e kompletuar dhe dokumentet e nevojshme në zyrën e Roma Versitas Kosova në Prishtinë apo nëzyret  e njëjta nëPejë dhe Prizren.

 

Poashtu mundeni tëdërgoni aplikacionin ne email-in [email protected]ku mund tëcekeni tek subjekti: Roma Versitas Kosovo aplikacion për programin DG NEAR emri dhe mbiemri i aplikuesit.

 

Rezultatet sipas rang-listës sëpranuar do tëjenë të  publikuar nëweb faqen dhe rrjetet sociale tëRV Kosovës, në afat jo mëtëgjatëse njëjavë nga dita e mbylljes sëkonkursit.

 

Çdo kandidat ka të drejtë mospajtimi me rang-listën finale, në afat prej 5 ditësh prej ditës së shpalljes së rezultateve, kandidati/ja mund ta dërgojëankesën e tij/saj në komisionin përzgjedhës të programit për këto çështje. Ankesa duhet të jetë e arsyetuar, përkatësisht të jenë të bashkangjitura edhe dokumentet e nevojshme. Ankesat të cilat nuk arsyetohen përmes dokumenteve zyrtare, nuk do të mirren nëkonsideratë. Përgjigja në ankesë do të jepet brenda 7 (shtatë) ditësh.

Përfituesit/ës sëkëtij programi do t’i ndërpritet pjesëmarrja nëprogram në rast të prezantimit tëdokumenteve jo valide, informatave tëpa vërteta, nërast kur përfituesi nuk dëshmon progres (përparim) nëstudime ose në rast të braktisjes së fakultetit/studimeve. Studentët të cilët kanë marrë bursa nga Ministria e Arsimit, RMUSP apo institucione tjera nuk kanë të drejtë në përfitimin e kësaj burse ose nëse janë përfitues duhet të heqin dorë nga njëra bursë.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni përmes telefonit në  Prishtinë +383 49 268 147 ose përmes e-mail adresës: [email protected], gjithashtu informatat mund ti merrni edhe nga web faqja www.romaversitas.org

Roma-Versitas-Program-Aplikacioni-për-student-të-komuniteteve-Rom-për-vitin-akademik-2019-2020

Percjellnani në FaceBook dhe Instagram: romaversitaskosovo

Leave a Reply