THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE

Ngritja e performancës dhe mundësi punësimi për studentët Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë

Rreth Roma Versitas Kosova

Roma Versitas Kosova është organizata e vetme që punon kryesisht me studentë romë, ashkali dhe egjiptianë në të gjithë Kosovën, në baza ditore. Ky program vazhdon të mbështesë studentët romë ashkali dhe egjiptianë për më shumë se pesë vjet, duke i mbështetur deri në diplomim dhe një qasje më të lehtë në tregun e punës, duke ofruar mundësi të ndryshme për rritje akademike dhe profesionale. Qendrat e RVK janë në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Ne fuqimisht besojmë se shumica e këtyre studentëve do të jenë kontribues të shkëlqyeshëm për Kosovën dhe të ardhmen e komuniteteve të tyre.

Rreth projektit

Projekti synon të ndërtojë mirëkuptim politik dhe institucional për rëndësinë e rolit të institucioneve publike në krijimin e mundësive të barabarta të punësimit për të diplomuarit Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë, si dhe ekspozimin e studentëve ndaj punës së institucioneve.

Koncepti do të trajtojë tre fusha kryesore tematike të rëndësishme për një qasje cilësore për punësimin e studentëve romë, ashkali dhe egjiptianë:

a) Qasjen në arsim cilësor si dhe sigurimin e aftësive menaxhuese dhe drejtuese të karrierës;

b) Rritjen e performancës dhe punësimit të studentëve ne universitetet  nga komunitetet Romë, Ashkali dhe  Egjiptian;

c) Shqyrtimi i politikave dhe avokimi për punësim;

Qëllimi i projektit përfshin punën me gjashtë studentë; Romë (një M një F), Ashkali (një M një F) dhe Egjiptian (një M një F) student nga Kosova.

Afati

Projekti pritet të fillojë në 08 prill 2021 dhe të përfundojë me 24 dhjetor 2021.

Procesi i zhvillimit profesional, mentorimit të praktikantëve dhe monitorimit të praktikave do të zgjasë për një periudhë prej 9 muajsh, duke përfshirë zhvillimin e trajnimit dhe raportimit. Kohëzgjatja e praktikës aktuale do të jetë tre muaj.

Kriteret e pranimit

Përparësi për punë praktike do t’u jepet të gjithë studentëve që janë para diplomimit (ata që janë në fund të studimeve) dhe studentëve të diplomuar. Megjithatë, të gjithë studentët Romë Ashkali dhe Egjiptianë inkurajohen të aplikojnë.

Aftësitë e kërkuara:

Duhet demonstruar interes të lartë, aftësi të multi-diciplinare, të orientuara në detaje, aftësi për  dhe dëshirë për të fituar njohuritë të reja.

I) DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Kandidatët e interesuar duhet ta shkarkojnë aplikacionin nga faqja në internet: www.romaversitas.org;

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në [email protected]

1. CV;

2. Diploma universitare, nëse kandidati ka përfunduar studimet;

3. Vërtetim se studenti është regjistruar në universitet nëse ende nuk është diplomuar;

4. Letër motivimi (maksimumi 1 faqe);

5. Certifikatat e trajnimeve përkatëse nëse kandidati ka përfunduar ndonjë;

6. Minimumi dy kontakte referimi (Email / Telefoni dhe lidhja me aplikantin);

II) AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

Afati i fundit për të aplikuar është nga 08.04.2021 deri më 20.04.2021. Aplikimet e paraqitura pas afatit të dhënë nuk do të merren parasysh.

Kandidatët do të renditen sipas numrit të përgjithshëm të pikëve të caktuara në kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Kandidatët e përzgjedhur në listë do të thirren për intervistë

Nëse komisioni provon se kandidatët kanë ofruar dokumente të pavlefshme ose të falsifikuara, ata do të eliminohen automatikisht.

III) KOMPENSIMI I INTERNSHIPIT

Gjatë periudhës së angazhimit, praktikantët do të kompensohen me 150 Euro në muaj.

Për më shumë informacion mund të telefononi në 049 / 268-600 ose të vizitoni faqen e internetit të Roma Versitas në Kosovë www.romaversitas.org

Ky projekt mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Roma Versitas Kosovo

Fondi Emergjent COVID-19 pjesa II-të

RV Kosovo në bashkëpunim KEC me përkrahje të REF janë duke e implementuar  fazën e II-të të Fondit Emergjent COVID-19, duke i ndihmuar nxënësit dhe studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas që gjatë kësaj periudhe pandemike të ju ofroj përkrahje akademike dhe pajisje elektronike me pako interneti në mënyrë që ti ndjekin mësimet online. Në këtë fazë RV Kosovo do i përkrah nxënësit e shkollave fillore, nxënësit e shkollave të mesme si dhe studentët, ku do të përfitojnë nga skemat si në vijime:

Shkollat fillore klasat 8 ose 9 sipas profileve:

  1. Kursi përgatitor për regjistrim në shkollën e mesme;
  2. Pako të komunikimit dhe internetit për tre muaj;

Kjo thirrje vlen për nxënësit nga shkollat fillore te komunës së Prishtinës, Graqanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliq/Plemetinit.

Shkollat e mesme klasat 12 ose viti IV sipas profileve:

  1. Kursi përgatitor për testin e maturës;
  2. Pajisje elektronike me pako interneti për 3 muaj;

Kjo thirrje vlen për nxënësit nga shkollat fillore te komunës së Prishtinës, Graqanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliq/Plemetinit.

 Studentët Universitar:

  1. Tutorship në lendet specifike ku studenti ka nevojë;
  2. Pajisje elektronike
  3. Pako interneti për 3 muaj;

 Thirrje për studentët universitar vlen për të gjithë studentët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Aplikimi bëhet online ku formulari për aplikim duhet të shkarkohet nga faqja e RV Kosovo www.romaversitas.org si dhe aplikacionet dërgohen ne [email protected] dhe [email protected] aplikacionet duhet të dorëzohen deri me datë 15.04.2020

Roma Versitas Kosovo

Emergentni Fond COVID-19, deo II

Roma Versitas Kosovo (RVK) u saradnji sa Kosovskim Centrom za Obrazovanje KEC-om uz podrsku Romskog Obrazovnog Fonda (REF) za sprovode druge faza COVID-19 Fonda za vanredne situacije, pomazucci studentima iz zajednice Roma, Askalija i Egipcana pruzajuci akademsku podrsku i opremu tokom pandemijskog perioda, elektronske uredzaji internet paketima kako bi pohađali onlajn časove. U ovoj fazi RVK i KEC će podržati učenike osnovnih skola, srednjoskolce i studente, gde ce imati koristi od sledećih servisa:

Osnovne Skole razredi 8 ili 9 prema smeru:

1. Pripremni kurs za upis u srednju skolu;

2. Komunikacioni i internet paketi u trajanju od tri meseca;

Ovaj poziv odnosi se na ucenike osnovnih skola u opstinama Pristina, Gracanica, Kosovo Polje i Obilic /Plemetin.

Srednje skole razred 12 ili IV godinu prema smeru:

1. Pripremni kurs za maturski test;

2. Elektronska oprema sa internet paketom za 3 meseca;

Ovaj poziv odnosi se na ucenike osnovnih skola u opstinama Pristina, Gracanica, Kosovo polje i Obilic / Plemetin.

Studenti:

1. Tutorship – Nastava iz odredjenih predmeta gde student treba;

2. Elektronski uredjaji

3. Internet paket za 3 meseca;

Poziv za studente univerziteta odnosi se na sve studente iz zajednica Roma, Askalija i Egipcana na Kosovu.

Prijava se vrsi putem interneta, gde obrazac za prijavu mora da se preuzme sa veb stranice RV Kosovo www.romaversitas.org  a prijave se salju na [email protected] ili [email protected]  prijave moraju biti predate do 15.04.2020