Të dashur studentë/te,

Stafi i Roma Versitas Kosovo, shpreson që jeni mirë dhe proceset studimore dhe provimet po ju shkojnë mbarë.

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Roma Versitas Kosovo në bashkëpunim me Ambasada Amerikane, kanë lanësuar aplikimin për punë praktike në Prishtinë një (1), Prizren një (1),, Pejë një (1), pra gjithsej tre (3) praktikantë/te. Për më shumë detaje klikoni linkun (www.romaversitas.org).

Roma Versitas Kosovo është duke i ofruar studentëve dhe të rinjëve jo studentë punë praktike ku studentët ose të rinjëve jo student do të fitojnë njohuri praktike. Programi “Youth Advocacy Academy” financohet nga Ambasada e Amerikane dhe Roma Education Fund.

Të drejtë aplikimi për punë praktike kanë studentët dhe te rinjët jo student e grupeve etnike Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe te rinjët e komunitetëve tjera.

Kandidati/ja që aplikon, duhet ti paraqes këto dokumentacione:

Studentët;
1. CV- në
2. CERTIFIKATËN E NOTAVE (e vërtetuar nga Fakulteti përkatës)
3. VËRTETIMIN, (se është student i rregullt në Fakultetin përkatës)
4. REFERENCË (nëse posedon)

Të rinjët ( jo studentët ) :
1. CV- në
2. REFERENCË (nëse posedon),

Afati për të aplikuar në këtë konkurs fillon nga data 29 Mars deri më 5 April 2018.

Për informata të detajuara, keni të bashkangjitur linkun më lartë, ose mundeni te kontaktoni Burhan Ilazi (Intern Roma Versitas Kosovo Prishtinë) e-mail: [email protected], Mob: 049\846-826 ose [email protected].

Të gjitha dokumentet e nevojshme të kërkuara duhet t’i dërgoni në e-mailat e shënuar më lartë.

Aplikimi pas përfundimit të konkursit dhe dokumentacioni jo i plotë nuk do të merren parasyshë.

Sinqerisht,

RV Kosovo team,

Leave a Reply