KONKURS PLOTËSUES ( AFATI I DYTË) PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore – Bachelor, në konkursin plotësues (afatin e dytë) për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 932 studentë, prej të cilëve 782 studentë të rregullt dhe 150 me korrespodencë.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës dhe në shtete tjera.

Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti ”Ukshin Hoti” rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorit (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” do të rezervojë deri në 12% të vendeve nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, numër ky i paplotësuar në afatin e parë të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.

Universiteti nuk do t’u mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk do të arrijë të pranohet në programin e njëjtë, apo të ndryshëm, me binjakun tjetër.

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, deri në 5% të numrit total, numër ky i paplotësuar afatin e parë.

Kandidatë joshtetas të Kosovës, konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Kosovës, dhe shtetasit e huaj. Këta kandidatë me rastin e aplikimit, duhet ta dorëzojnë edhe nostrifikimin e diplomës nga institucionet përkatëse. Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.

Përjashtimisht kushteve të veçanta të përmendura më lartë të përcaktuara për kandidatët sipas vendeve të rezervuara, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen në bazë të rezultateve të tyre në provimin pranues, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.

Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, konsiderohet vepër penale sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR.04/L-082) të Republikës së Kosovës.

Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE.Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga faqja zyrtare e universitetit www.uni-prizren.com duke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.

Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

1.Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe

· Deri në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.

2.Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:

Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme ;

· Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe

· Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.

Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëher merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale..

Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë rektoratit të universitetit.

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

-Certifikatën e lindjes (origjinale).

-Letërnjoftimin fotokopje.

-Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme(origjinale).

-Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe dëftesën e maturës (origjinal).

-Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

-Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.

Vërejtje: Ju njoftojmë se dokumentet origjinale nuk mund t’i tërhiqni deri në diplomim. Prandaj, ju lutemi, fotokopjoni dhe vërtetoni te noteri dokumentet për nevojat tuaja në të ardhmen.

AFATET E KONKURSIT:Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 11.09.2017 deri më 18.09.2017 nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 20.09.2017, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin , pasaportën, patent shoferin). Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.

http://uni-prizren.com/sq/lajme/1140

5 Replies to “KONKURS PLOTËSUES ( AFATI I DYTË) PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2017/2018”

  1. Men’s passion is infinite, where common sense of human relations always comes from within the body, like a piece of suspicious enthusiasm.

  2. Those who are more talented than me are not as handsome as me, and those who are more handsome than me are not as talented as me! Click:Fuck.

  3. Shou is only temporary, what’s wrong, and there is no saying that it will be kept for a lifetime. This is good for human health and quality. There are so many venereal diseases now. . Affect social development and eugenics. Click:rape.

Leave a Reply

Your email address will not be published.